Zyrtarët
e turneut
Pas çdo ndeshje qëndrojnë njerëzit që e mbajnë lojën të ndershme dhe atmosferën të gjallë. Këtë edicion, drejtësinë e ndajnë dy gjyqtarë me përvojë, ndërsa zërin e ndeshjeve e mban një komentator i njohur — të gjithë pjesë e familjes së turneut tonë.

Zëri i ndeshjeve
Vllaznim
Bytyçi
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se këtë vit, në kuadër të Turnirit Tradicional "Habib Gashi", rolin e komentatorit do ta mbajë Vllaznim Bytyçi.
Me përvojën dhe energjinë e tij, ai pritet të sjellë emocion, profesionalizëm dhe atmosferë edhe më të veçantë gjatë zhvillimit të ndeshjeve, duke i dhënë turnirit një dimension të ri për të gjithë dashamirët e futbollit.
Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij eventi sportiv dhe të përjetoni nga afër emocionet që do të përcillen edhe përmes komentimit të tij.

Drejtësia e turneut
Gjyqtarët
Me kënaqësi ju njoftojmë se drejtësinë në Turnirin Tradicional "Habib Gashi" do ta ndajnë dy referë të njohur dhe me përvojë.
Prania e tyre garanton profesionalizëm, korrektësi dhe nivel të lartë të arbitrimit gjatë gjithë turnirit. Mirë se vini në një tjetër edicion të Turnirit Tradicional "Habib Gashi", aty ku sporti, respekti dhe tradita bashkohen.
Faleminderit për besimin tuaj, dhe uroj të shkojë mbarë ky turne për nder të dëshmorit Habib Jakup Gashi. Premtoj korrektësi, respekt dhe paanshmëri për të gjitha ekipet. Ju uroj suksese dhe lojë të ndershme të gjithëve!
Ndihemi të nderuar të jemi të përzgjedhur nga këshilli organizativ për të ndarë drejtësinë në këtë turne shumë të respektuar! Garantojmë të jemi të paanshëm dhe korrekt në secilën ndeshje. Respekt për këshillin organizativ dhe ekipet pjesëmarrëse. Triumfoftë më i miri!
Faleminderit Vllaznimit, Eduardit dhe Dashurimit —
për besimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj sportit.
